Ndërlidhjet

NJU JORK / UASHINGTON


Amerikanët dhe bota dje i përkujtuan rreth 3000 viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.
Në Nju Jork, prindërit e atyre që vdiqën në Qendrën Botërore të Tregtisë i lexuan emrat e viktimave para një mase të madhe njerëzish, kurse ceremoni rasti u mbajt edhe në Uashington.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti George Bush e udhëhoqi minutën e heshtjes në nivel kombëtar.
"Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të qëndrojnë në ofenzivë dhe t'i ndjekin terroristët kudo që ata stërviten, flejnë dhe synojnë të lëshojnë rrënjë", tha Bush.
Kandidati presidencial, John Kerry tha se amerikanët duhet të jenë të bashkuar për të mposhtur terrorizmin.
"Jemi një Amerikë në vendosmërinë e paluhatshme për ta mbrojtur vendin tonë, dhe për t'i goditur terroristët, përpara se ata të na godasin", tha Kerry.
Me rastin e 3 vjetorit të sulmeve terroriste, në Kosovë udhëheqës partiak dhe institucionalë i dërguan letra mbështetjeje Zyrës amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG