Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai i ka ofruar sot guvernatorit të suspenduar të Heratit, Ismail Khan një post të ri qeveritar në Kabul, pasi shkarkimi i tij ka nxitur protesta të dhunshme. Gjatë këtyre protestave iu vu zjarri dy objekteve të Kombeve të Bashkuara dhe u sulmuan ushtarët e Shteteve të Bashkuara. Është raportuar se në këto protesta së paku 3 persona u vranë ndërsa më se 40 të tjerë ishin plagosur.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.