Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosova do të jetë në Parlamentin Evropian dhe në strukturat tjera, sepse ka të drejtë në këtë", ka thënë sot europarlamentari shumëvjeçar Otto Phon Habsburgh. Ai e përkrahu zbatimin e të drejtës për vetvendosje dhe për Kosovën, duke thënë se "krizat më të mëdha, që kanë ndodhur në Evropë janë pasojë e mosnjohjes së të drejtës për vetvendosje". Habsburgh, këto komente i bëri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Para seancës Habsburgh, ka dekoruar presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova me çmimin e Evropës për vitin 2004.
XS
SM
MD
LG