Ndërlidhjet

BAGDAD


20 veta kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të sotëm të një automobili bombë në afërsi të Gardës Kombëtare Irakiene në Kirkuk.
Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në kohën kur dhjetëra njerëz po pritnin të aplikonin për punë në Gardë.
Ndërkohë njoftohet për sulme të tjera me mortaja në afërsi të shkollës në Bakuba me ç'rast nëntë veta janë plagosur.
Shpërthime të ngjashme ka pasur sot edhe në afërsi të aeroportit të Bagadadit që për për cak kishin konvojin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Ndërkaq që prej sot në Irak është paraparë të rifillojnë fluturimet ajrore ndërkombëtare, të ndërprera 14 vite më parë, pas invadimit të Kuvajtit dhe sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj qeverisë së Sadam Hyseinit. Fluturimi i parë në drejtim të Damaskut është paraparë për sot pasdite.
XS
SM
MD
LG