Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi sot votohet për zgjedhjet lokale, që pritet të jenë një garë ndërmjet lojalistëve të ish presidentit Sllobodan Millosheviq dhe reformatorëve properëndimorë.
Më shumë se 6 milionë votues të regjistruar do të mund t'i zgjedhin kuvendet lokale në 148 komunat, dhe kryebashkiakët e 4 qyteteve më të mëdha, përfshirë Beogradin.
Në orët e paraditës, në Beograd dolën vetëm 6% nga 1.5 milionë votuesit.
Rezultatet e para jo zyrtare pritet të shpallen në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG