Ndërlidhjet

ALMATI


Ministri për Informim i Kazakistanit, Altynbek Sarsenbayev ka dhënë dorëheqje për shkak të zgjedhjeve që i cilësoi si të padrejta. Ai tha se nuk don të mbetet pjesë e një qeverie që ndërhyn në proceset zgjedhore.
"Me largimin tim, dua t'ju them qytetarëve se postet dhe fuqia që e kemi nuk janë vlera kryesore për ne. Vlera kryesore për ne është shërbimi ynë i ndershëm ndaj kombit. Një gjë të tillë jam munduar ta dëshmojë se është e mundur për shoqërinë kazakistane dhe qytetarët e saj", tha ministri Sarsenbayev.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian tha se zgjedhjet në Kazakistan nuk përputhen me standardet demokratike ndërkombëtare.
Sipas rezultateve partia e presidentit Nursultan Nazarbayev ka fituar 43 përqind të votave ndërkohë që partia e udhëhequr nga vajza e tij, ka marrë 19 përqind.
XS
SM
MD
LG