Zijadin Gashi, Prishtinë
Serbët e Kosovës nuk duhet të mbeten peng të vendimeve të Qeverisë së Serbisë, në lidhje me faktin nëse duhet apo jo të marrin pjesë në zgjedhjet e lira, ka thënë sot Slavisha Petkoviç, kryetar i Iniciativës Qytetare e Serbisë, subjekti i vetëm serb që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit. Këto komente, Petkoviç i ka bërë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, pas një takimi që ka zhvilluar sot me kryeministrin Bajram Rexhepi.
“Fakteqësisht nuk është hera e parë që Qeveria e Serbisë, përmes nesh, serbëve të Kosovës, hyn në kalkulime nëse do të zgjedhë Hagën apo zgjedhjet në Kosovë. Kështu që ne kemi vendosur që serbët e Kosovës të mos mbeten pjesë e këtyre llogaritjeve”, tha Petkoviç, duke e arsyetuar qëndrimin e këtij subjekti politik për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht pozicionimit të subjekteve tjera serbe karshi zgjedhjeve. Sipas tij, vetë fakti se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e parasheh Kosovën si pjesë të ish-Jugosllavisë tani të Unionit Serbi e Mali i Zi, bën që serbët të mos kenë frikë nga marrja e vendimeve të pavarura nga Beogradi.
Petkoviç, ka thënë po ashtu, se në takimin e sotëm me kryeministrin Rexhepi, kanë biseduar për çështjen e kthimit të personave të zhvendosur dhe problemet aktuale me të cilat ballafaqohet ky komunitet.
Kjo iniciativë politike, tubon entitete politike të serbëve të zhvendosur nga Kosova në komunën e Nishit në Serbi dhe ka vendosur që tani të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke mëtuar përfaqësimin e interesave të komunitetit serb në institucionet e zgjedhura të Kosovës.
Iniciativa Qytetare e Serbisë, nuk njihet si ndonjë subjekt i fuqishëm politik i serbëve të Kosovës dhe për të opinioni kosovar ka mësuar, pasi është çertifikuar për zgjedhjet e sivjetme. Ndërkohë që subjektet më të mëdha serbe, ndër to dhe koalicioni “Kthimi”, ende janë në pritje të sinjaleve nga Beogradi, para se të marrin vendim përfundimtar për pjesëmarrje apo bojkotim të zgjedhjeve të sivjetme.