Qeveria e përkohshme irakiene tha se kryeministri Iyad Allawi nuk është i gatshëm të lejojë lirimin e Rihab Taha, ekspertes për armët biologjike, e cila gjendet nën arrestin amerikan.
Grupi militant, që i ekzekutoi dy pengjët amerikanë, u kërcënua se do ta vrasë edhe shtetasin britanik nëse forcat e koalicionit nuk i lirojnë të gjitha femrat nga burgjet e Irakut.
Në Londër, sekretari i jashtëm Jack Straw tha se Britania nuk do të negociojë me pengmarrësit, përkundër video-incizimit, në të cilin pengu Keneth Bigley kërkon shpëtim për jetën e tij.
"Xhirimi i bërë publik nuk mund ta ndryshojë qëndrimin e qeverisë britanike, dhe siç ia shpjegova edhe familjes së tij, nuk mund të biem në situata të kompromiseve me terroristët, sepse do të rrezikoheshin shumë ejtë, jo vetëm në Irak, por në mbarë botën", tha Straw.
Ndërkohë, grupi militant i vetëquajtur "Organizata e Xhihadit", tha se i ka ekzekutuar dy pengjet italiane në Irak.