Ndërlidhjet

PRISHTINË


Mbrëmë afër fshatit Domanek të Drenasit, përkatësisht Gllogocit është plagosur me armë zjarri Fatmire Tërdeci, gazetare e të përditshmes "Koha Ditore".
Ajo gjendet e shtrirë në spitalin e Prishtinës dhe është jasht rrezikut për jetë.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë derisa gazetarja Tërdeci po udhëtonte me një makinë të organizatës humanitare "Caritas".
Gazetarja Fatmire Tërdeci ka shkruar numër të konsiderueshëm të artikujve që kishin të bënin me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
"Është fakt se ajo është një nga gazetaret më të mira për raportime hulumtuese, por ne ende nuk e dijmë nëse këto shkrime kanë qenë ose jo motiv i mundshëm sulmit", ka deklaruar me këtë rast kryeredaktori i të përditshmes "Koha Ditore", Agron Bajrami.
XS
SM
MD
LG