Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka tubuar 680 mijë dollarë për të ndihmuar viktimat e në shkollën e Beslanit.
Ndërkohë, presidenti amerikan Xhorgj Bush ka pritur fëmijët e shkollave të Uashingtonit që kanë tubuar ndihma për fëmijët e Beslanit. Presidenti Bush me këtë rast ka thënë:
"Mizoria në Beslan ka ri-forcuar nevojën që kombet e lira të punojnë bashkërisht për paqjen dhe sigurinë. Gjithë amerikanët qëndrojnë pranë popullit rusë pas kësaj tragjedie".
Njëkohësisht, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara Xhon Keri sot ka apostrofuar 10 gabime të presidentit aktual Xhorgj Bush në luftën kundër terrorizmit.
"Invadimi i Irakut ishte diverzion serioz në luftën e vendit tonë kundër kundërshtarit më të madh – Al Kaidës", ka thënë senatori Keri.
Unë do ta bëja Bin Ladenin kundërshtarin tonë më të madh dhe jo Sadam Hyseinin, ka thënë Keri për të shtuar se lufta e tij kundër terrorizmit do të jetë më e vendosur, më intelegjente dhe më efikase.
Hulumtimet e fundit të opinionit, që i ka bërë rrjeti televiziv SI-BI-ES, dëshmojnë se aktualisht në garën zgjedhore prin presidenti aktual Xhorgj Bush në raportin 49 me 41.
XS
SM
MD
LG