Ndërlidhjet

MIAMI


Rreth 1 milion njerëz janë evakuuar nga shteti amerikan i Floridas, pas informacioneve se stuhia tropikale Jeanne ka lëvizur në drejtim të Oqeanit Atlantik, që njëherësh do të shënojë rekord duke goditur Floridën për të katërtën herë brenda një periudhe shumë të shkurtë. Nga stuhia Jeanne që javën e kaluar goditi Haitin, më shumë se 1 mijë njerëz humbën jetën, ndërkohë që tani kjo stuhi është kthyer në drejtim të Oqeanit Atlantik me erëra të forta që kanë arritur shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë.
XS
SM
MD
LG