Ndërlidhjet

DAMASK


Një zyrtar i grupit militant palestinez Hamas është vrarë kur në automjetin e tij ka shpërthyer një bombë.
Izz al-Deen al-Sheikh Khalil, ishte dëbuar nga Izraeli para 12 vjetësh.
Ministria e Brendshme e Sirisë tha se nga bomba e vendosur në automjetin e Khalil, janë plagosur edhe tre kalimtarë të rastit.
Hamasi e akuzoi Izraelin për shpërthimin dhe u zotua se do të hakmerret me sulme brenda Izraelit.
Në zhvillimet tjera, një militant i lartë palestinez u vra afër qytetit Nablus në Bregun Perëndimor, nga shpërthimi, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.
Më parë, një helikopter izraelit shkrepi dy raketa në një ndërtesë në kampin e refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës. Nuk ka njoftime për viktima.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG