Ndërlidhjet

OHËR


Maqedonia nuk do të mund të hyjë në NATO deri në vitin 2010, nëse nuk e përfundon procesin e decentralizimit, ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shkup, Lorens Buttler. Nëse përgjigja në referendumin e 7 nëntorit do të jetë pozitive, atëherë kjo do të thotë se qeverisë do t'i duhet edhe një vit për hartimin e një ligji të ri për decentralizimin, dhe me këtë, do të tejkalohen afatet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka thënë zoti Buttler. Këto komente ai i bëri në një seminar të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në Ohër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG