Ushtria izraelite ka hedhur sot një granatë në kampin më të madhë të refugjatëve palestinezë Jabalja në veri të Gazës duke vrarë së paku shtatë palestinezë. Ndërkohë bëhet e ditur për më shumë se 20 të tjerë të plagosur. Më herët së paku 10 palestinezë dhe tre izraelitë u vranë kur ushtria izraelite u fut në këtë kamp. Bëhet e ditur se viktimat ishin kryesisht civilë.