Muhamet Kelmendi, kryetar i partisë UNIKOMBI
RADIO EVROPA E LIRË
Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë që këto ditë kanë qëndruar në Kosovë, kanë thënë se përparimi në jetësimin e standardeve prioritare si dhe një fushatë parazgjedhore, zgjedhjet dhe formimi i institucioneve të reja janë test për të ardhmen e Kosovës dhe për përcaktimin e statusit përfundimtar. Sipas jush cilat janë mundësitë që do të ndodhë kështu?
MUHAMET KELMENDI
Parimisht si Parti e Unitetit Kombëtar Shqiptar kemi deklaruar në të kaluarën se s'jemi kundër standardeve të përcaktuara. Këto janë standarde jashtëzakonisht të respektuara, duhet të punohet për realizimin e tyre, por çështja kryesisht qëndron në atë nëse mundemi ne t'i realizojmë në ato përmasa, cili do të jetë mjeti matës i tyre në momentin e përcaktimit të pozicionit se a është realizuar ndonjë standard, sa janë realizuar dhe të përcaktimit të kohës së fillimit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Megjithatë unë mendoj se ato standarde, të cilat janë në kompetencë të organeve të vendit, organet e vendit, subjektet politike, institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi Kosova, kanë arritur t'i realizojnë në përmasa të caktuara. Besoj se nuk egziston asnjë lloj pengese në kuadrin e këtyre analizave dhe të matjes së tyre që të fillojë edhe zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës. Unë besoj se të dyja palët kanë arritur në përmasa të caktuara t'i realizojnë standardet dhe nuk besoj që ka pengesa që të hapet fusha e tillë për zgjidhjen e statusit përfundimtar. Në anën tjetër duhet ta them mendimin tim se kjo fushatë zgjedhore është shumë e qetë, shumë tolerante, shumë demokratike, si në çdo vend të botës, prandaj edhe në këtë anë janë përmbushur kushtet që të fillohet procedura për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Kur i përmendët kompetencat zoti Kelmendi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Havier Solana, tha se pas zgjedhjeve të Kosovës, UNMIK-un e pret puna e vështirë e bartjes së përgjegjësive tek institucionet e Kosovës. Cilat sipas jush janë fushat prioritare ku duhet të bëhet kjo bartje kompetencash?
MUHAMET KELMENDI
Unë mendoj se nuk ka ndonjë vështirësi në bartjen e kompetencave. Ne duhet të mbështetemi në dokumentet zyrtare ligjore, mbi të cilat është organizuar puna, qoftë e faktorit të brendshëm, qoftë e faktorit të huaj, ndërkombëtarëve, në këtë rast UNMIK-ut në Kosovë dhe janë të përcaktuar mjaft mirë në kaptina të veçanta kompetencat të cilat janë të rezervuara, disa duhet të barten. Në këtë drejtim nuk ka nevojë të diskutohet, të krijohen komisione pune të përbashkët mes dy mekanizmave, në këtë rast udhëheqjes për bartjen e kompetencave. Duhet të barten në mënyrë egzificio kryesisht nga organet ndërkombëtare tek vendorët dhe në këtë drejtim pastaj vendasit duhet t'i ushtrojnë kompetencat e tilla. Kam shpresë shumë të madhe dhe besoj se faktori ndërkombëtar më në fund e ka kuptuar se përqëndrimi i kompetencave në duart e tyre është vetëm pengesë për zhvillimin politik, juridik, shoqëror, ekonomik të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Po cilat duhet të jenë fushat prioritare sipash jush, domethënë për cilat fusha të kompetencave Kosova dhe institucionet e saj kanë më shumë nevojë?
MUHAMET KELMENDI
Unë këtu do të përmendja fushën ekonomike, ku Kosova ka nevojë jashtëzakonisht të madhe. Përmes bartjes së kompetencave në fushën ekonomike, të energjisë, të drejtësisë, të cilat janë tre shtyllat kryesore të pushtetit të ardhshëm të Kosovës, nëpërmjet të cilave ne do të matim nivelin e zhvillimit të demokracisë, të punësisë dhe të zhvillimit ekonomik shoqëror në përgjithësi në nivelin e Kosovës. Ne e dimë se pa një ekonomi të pavarur nuk mund të kemi edhe një Kosovë të pavarur. Pra këto janë dy elemente të cilat shkojnë së bashku. Prandaj Kosovës i duhet një ekonomi e tillë për t'i krijuar ligjshmërinë lidhur me zhvillimin ekonomik, për të dalë përballë faktorit ndërkombëtar që të thithin investime të huaja. Sepse në çfarëdo konstelacion ne kemi aftësi që të ecim krah për krah me tregun ekonomik ndërkombëtar. Prandaj mendoj se në fushën e drejtësisë, në fushën e ekonomisë, në fushën e energjetikës, në fushën e raporteve me ndërkombëtarët, në këtë rast në marrëdhëniet me jashtë dhe të integrimeve evro-atlantike. Kanë mundësi që të barten edhe në fushën e rendit dhe të sigurisë. Dhe besoj se në këtë drejtim të punëve të brendshme dhe të ushtrisë është dashur edhe më tutje të shkohet në kombinim midis faktorit ndërkombëtar dhe të brendshëm, sepse ende siguria në tërësi ballkanike është jostabile. Duhet të them këtu sidomos në sistemin e drejtësisë. Në qoftë se nuk e kemi një drejtësi të pavarur, gjykata të pavarura, juri të pavarura, e kemi shumë të vështirë të ndërtojmë shtetin e së drejtës, pasi mekanizmi kryesor, nëpërmjet të cilit dokumentohet niveli i zhvillimit të demokracisë në vend është gjykata.
RADIO EVROPA E LIRË
Një ndër standardet zoti Kelmendi është përcaktuar edhe decentralizimi, për ç'gjë u diskutua edhe në Vjenë në nivel ekspertësh nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që ky ishte edhe parakushti i serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje. Cili është qëndrimi juaj për këtë proces?
MUHAMET KELMENDI
Ne si Parti e Unitetit Kombëtar Shqiptar, pra UNIKOMB, duke marë për bazë nivelin dhe punën e kuadrove të administratës së lartë dhe të nivelit më të ulët, kemi arritur në përfundimin se administrata ka vështirësi shumë të mëdha në organizimin e brendshëm dhe në kryerjen e detyrave karshi qytetarëve të Kosovës. Me këtë dua të them se është bërë përqëndrimi i administratës në nivele të caktuara, dhe natyrisht ka mosfunksionalitet pastaj të kryerjes së detyrave. Prandaj ne mendojmë se duhet të bëhet decentralizimi, por decentralizimi mbi nevojën e qytetarëve. Pra që pushteti , qoftë qëndror, qoftë lokal, t'i shërbejë qytetarit dhe jo të jetë në kundërshtim me interesin e qytetarit. Pra në qoftë se do të merret kjo për bazë në decentralizimin e pushtetit në Kosovë në interesin e qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, nuk ka kurrfarë vështirësie në decentralizimin e pushtetit. Por nëse merret për bazë përkatësia etnike për të bartur kompetencat dhe për të bërë decentralizimin, atëhere decentralizimi do të krijojë vetëm konflikte, mosmarrëveshje dhe enklava të reja dhe rreziqet për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës do të jenë shumë më të mëdha.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kelmendi, çfarë pret UNIKOMBI nga këto zgjedhje dhe çfarë duhet të presin zgjedhësit nga UNIKOMBI në kuptim të ofertës suaj politike?
MUHAMET KELMENDI
Ne kemi dhënë oferta të caktuara në fushën politike, sepse jemi të përcaktuar si parti për shtetin–komb, ku nuk kuptojmë ndonjë komb të ri në kuadër të sujdhesës ballkanike apo në Kosovë, por kombin shqiptar, i cili është i ndarë nëpër pjesë të ndryshme të Ballkanit. Prandaj ne jemi të drejtuar dhe punojmë në atë drejtim që të krijojmë lidhje të forta midis pjesëve të tij dhe nëpërmjet lidhjeve të tilla dhe integrimit tonë shpirtëror të brendshëm të hapim perspektivën e integrimit të kombit shqiptar në kuadër të Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtar. Në fushën ekonomike jemi për privatizim, por natyrisht për privatizim të atyre objekteve, të cilat nuk janë të rëndësisë strategjike dhe mbi të gjitha mendojmë se pa shtet nuk mundemi të dalim para organizmave ndërkombëtare, në këtë rast para Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që të thithim investimet dhe kredi të ndryshme për të ecur përpara, për zgjidhjen e kategorive sociale, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e natyrisht në fund për zgjidhjen e problemeve të pengjeve të luftës, ku në regjistër shënohet që është ende i pagjetur dhe janë 3000 qytetarë dhe natyrisht të problemit të tërësisë territoriale të Kosovës, duke u mbështetut çdo herë në parime dhe rregulla ndërkombëtare se integriteti shtetëror dhe sovraniteti i një vendi është i pacënueshëm.
Intervistoi Rrahman Paçarizi