Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se kanë ekzistuar lidhjet ndërmjet ish diktatorit Sadam Hysein dhe rrjetit terrorist Al-Qaida. Këto komente sot i bëri zëdhënësi i administratës së presidentit Bush Scot McClellan, i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e mbrëmshme të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld se nuk ka ekzistuar ndonjë dëshmi e fuqishme për lidhjet e Sadam Hyseinit me Al-Qaidën.
Njëherësh, sekretari i Mbrojtjes publikoi një kumtesë në të cilën thotë se "deklara e tij ishte keqkuptuar dhe se megjithatë ka pasur lidhje ndërmjet Al-Qaidës dhe Irakut".
XS
SM
MD
LG