Ndërlidhjet

NJU JORK


Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në një propozim rezolutë të vendeve arabe në Këshillin e Sigurimit në të cilën kërkohej ndërprerja e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Duke folur rreth kësaj rezolute ambasadori amerikan Xhon Danfort theksoi.
"Mund të them se një rezolutë e këtillë i trimëron terroristët, i inkurajon aktet terroriste dhe kontribon në qëllimet e terroristëve për dëmtimin e procesit paqësor", tha Danfort.

CLEVELAND
Nënpresidenti amerikan Dick Cheney dhe senatori John Eduards kandidat i Partisë Demokratike për nënpresident janë përballur mbrëmë në debatin e televiziv në Ohio të Shteteve të Bashkuara.
"Ishte pikërisht gjë e duhur invadimi i Irakut", tha me këtë rast nënpresidenti Cheney, ndërkaq rivali i tij Eduards shtoi se "lufta në Irak ishte huti dhe largim nga lufta kundër terorizmit".
XS
SM
MD
LG