Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen, ka autorizuar Komisionin Qëndror Zgjedhor dhe kreun e Misionit të OSBE-së në Kosovë që të miratojë certifikimin e subjektit të dytë serb e quajtur "Lista Serbe pwr Kosovw e Metohi", që do marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit.
Vendimi i shefit të UNMIK-ut është miratuar, derisa ky subjekt politik duhet të përmbushë dhe kriteret e tjera të nevojshme për certifikim, sic janë platforma politike dhe lista e kandidatëve.
OSBE-ja ka bërë të ditur se emri i këtij subjekti nuk do jetë në fletëvotim, por zgjedhësit do të mund ta shtojnë numrin 63 në rradhët e lëna të zbrazëta. Një pjesë e përfaqësuesve të këtij subjekti të ri kanë qenë pjesë e koalicionit "Kthimi".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG