Ndërlidhjet

SAINT LUIS


Presidenti George Bush dhe sfiduesi demokrat,senatori John Kerry kanë shkëmbyer akuza rreth luftës në Irak, luftës kundër terrorizmit dhe përpjekjeve për mospërhapjen e armëve bërthamore gjatë debatit të dytë televiziv, në garën e tyre për zgjedhje presidenciale.
Kerry e akuzoi Bushin se ka lejuar që Irani dhe Koreja e Veriut t'i zhvillojnë programet bërthamore ndërsa Bushi ishte i preokupuar me luftën në Irak. Në debatin e zhvilluar në Saint Luis, Kerry e përshkroi programin bërthamor të Iranit si "kërcënim të madhë", dhe tha se nëse zgjidhet president në 2 nëntor, do të jetë i ashpër me Iranin po e desh nevoja.
"Do t'u prij përpjekjeve më të mëdha botërore për mospërhapjen e armëve bërthamore, ndërsa me Iranin duhet të jemi më të ashpër", tha Kerry.
Bushi ndërkaq e mbrojti vendimin për invazionin në Irak, përkundër dështimit në gjetjen e armëve për shkatërrim në masë, duke thënë se diktatori i përmbysur Sadam Hysein paraqiste "kërcënim unik". Bushi e kritikoi Kerryn për pavendosmërinë e tij, dhe tha se nuk beson që Kerry do ta bënte Amerikën më të sigurtë.
"Nuk mendoj se kundërshtari im ka pikëpamje të drejta për të na bërë më të sigurtë. Para së gjithash, nuk mendojë se do të kishte sukses në Irak", tha Bush.
Anketimet e fundit tregojnë se Bushi dhe Kerry qëndrojnë shumë afër në garën për Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG