Isuf Kadriu, Shkup
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld dhe Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Vllado Buçkovski sot në Shkup u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive në sferën e mbrojtjes ndërsa nënshkruan marrëveshjen për mospërhapjen e armëve për shkatërrim në masë.
"Kjo marrëveshje i hap rrugën dy vendeve tona që edhe më tej të kundërshtojmë këtë rrezik", tha zoti Rumsfeld, i cili gjatë qëndrimit në Shkup është takuar me kryetarin Branko Cervenkovski, kryeministrin Hari Kostov dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë. Ai me këtë rast ka vlerësuar lart rolin e Maqedonisë në luftën kundër terrorizmit në botë me ç'rast edhe ka falenderuar popullin dhe qeverinë e Maqedonisë për dërgimin e ushtarëve në Irak dhe Afganistan.
SHBA-të do të mbështesin përpjekjet e qeverisë për t'u anëtarësuar në NATO, u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes.
"Kuptohet se suksesi lidhur me anëtarësimin në NATO në masë varet nga zbatimi i Marrëveshjes kornizë të arritur në vitin 2001, në zbatimin e së cilës Maqedonia ka bërë përparime sikurse edhe në rrugën drejt anëtarësimit në NATO", tha Donald Rumsfeld duke i dhënë mbështje të plotë procesit të decentralizimit.
"Ligjet e decentralizimit të miratuara në muajin gusht të këtij viti do të ndihmojnë në forcimin e demokracisë", u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes, për të shtuar se "Populli i Maqedonisë ballafaqohet me zgjedhje mes të ardhmes me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ku mund të lulëzojnë stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik, ose të kthehet në të kaluarën", tha Donald Rumsfeld.
Ndërkohë Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë në takimin me zotin Rumsfeld ka inicuar që qendra stërvitore Krivollak të shndërrohet në bazë ushtarake të NATO-s.
Buçkovski tha se Maqedonia është në anën e botës përparimtare dhe si rezultat i kësaj beson se do të përmbushë idealet e reja strategjike të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
"Qëllimi ynë është që sa më shpejt të bëhemi anëtarë me të drejta të plota të NATO-s dhe është e qartë se kjo mund të bëhet më shpejt me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha ministri Buçkovski.
"Shpresoj se me mbështetjen e SHBA-ve në modernizimin e forcave speciale, Maqedonia do të rritë mundësitë për dërgimin e më shumë ushtarëve në luftën kundër terrorizimit botëror", tha Buçkovski duke shprehur optimizmin se deri në vitin 2007, Maqedonia do të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme që të meritojë vendin në Aleancën veriatlantike.
Nga ana tjetër duke folur për gjendjen në rajon e në veçanti për zhvillimet në Kosovë dhe Bosnje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld u shpreh:
"Ne në përgjithësi jemi të kënaqur nga zhvillimi i situatës në rajon. SHBA-të janë të kyçura në misionet në Kosovë dhe në Bosnje. Misioni i NATO-s në Bosnje së shpejti do të përfundojë dhe do të zëvendësohet nga trupat ushtarake të Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë me rolin tonë në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s. Ne besojmë se qytetarët në rajonin e Ballkanit janë të vetëdijshëm të
mendojnë se paqja dhe qëndrueshmëria në rajon do të mundësojë të ardhme më të mirë", tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld.