Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e 23 tetorit në Kosovë të mbahen në mënyrë të qetë, demokratike dhe të jenë gjithëpërfshirëse dhe në to të marrin pjesë të gjithë. Kjo thuhet edhe në qëndrimet e ministrave të jashtëm të BE-së, të publikuar sot pas takimit të ministrave të jashtëm të zhvilluar në Luksemburg. Këshilli i Bashkimit Evropian ka mirëpritur edhe thirrjen që i ka bërë presidenti i Serbisë Boris Tadiç për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje. Në përfundimet për Ballkanin Perëndimor, thuhet se ministrat e BE-së me shqetësim të thellë kanë dëgjuar raportin e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, lidhur me nivelin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit me këtë tribunal.
Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Del Ponte tha se ka probleme jashtëzakonisht të mëdha në hetimet që është duke i zhvilluar kundër liderëve të ish- Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG