Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyra për Energjetikë e kryeministrit të Kosovës që pritet të jetë edhe bërthama e ministrisë së ardhshme të energjetikës, ka marrë sot të gjitha përgjegjësitë nga UNMIK-u, që njëkohësisht është hera e parë e formalizimit të bartjes së kompetencave të rezervuara nga UNMIK-u tek institucionet vendore. Sidoqoftë, edhe pas kësaj bartjeje, kompetencat për menaxhimin e KEK-ut mbeten kompetencë e Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit që drejtohet nga shtylla e katërt e UNMIK- ut. Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi tha me këtë rast se energjetika është një fushë shumë e rëndësishme për Kosovën.
"Në kuadër të bartjes së kompetencave ne arritëm deri në këtë ditë dhe shpresojmë që siç i kemi premtimet nga zoti Jessen Petersen, qeveria e ardhshme do të kompletohet edhe me ministrinë për energjetikë dhe resurse natyrore",tha Rexhepi.
XS
SM
MD
LG