Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi është kërcënuar me aksione ushtarake, nëse kryengritësit në Fallujah nuk i dorëzojnë militantët e huaj, të prirë nga jordanez Abu Musab al-Zarqawi.
Komentet e tij u bënë pasi grupi i Zarqawit bëri publike në internet ekzekutimin e dy oficerëve irakienë të kundërzbulimit.
Në dy sulme të ndara me bomba, mbrëmë dhe sot në Bagdad u vranë 4 ushtarë amerikanë. Në Ramadi, tre irakienë u vranë dhe 12 u plagosën në përleshjet mes kryengritësve dhe forcave amerikane.
Në një incident tjetër, 3 persona u plagosën nga mortaja që kryengritësit e shkrepën në rafinerinë e naftës në Basra.
Ndërkohë në qytetin Hatra në veri të Irakut, ekspertët e mjekësisë ligjore e përfunduan zhvarrosjen e rreth 120 kufomave nga një varrezë masive.
Hetuesi amerikan Gerg Kehoe tha se kufomat u përkisnin grave dhe fëmijëve kurdë të vrarë nga regjimi i Saddam Husseinit në vitet 1987-88.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG