Ndërlidhjet

TEMPE/ARIZONA


Vetëm 19 ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane, presidenti George Bush dhe sfiduesi senatori John Kerry, në debatin e tretë televiziv i diskutuan çështjet e sigurisë dhe ato ekonomike. Bushi e Shfrytëzoi debatin t'i mbrojë luftërat në Irak dhe Afganistan. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të sigurta vetëm nëse mbeten në ofenzivë dhe e përhapin lirinë nëpër botë. "Jam optimist se do ta fitojmë luftën kundër terrorit, por e di se ajo kërkon vendosmëri dhe qëllim të qartë", tha Bush.
Kerry tha se vendimi i Bushit për invazionin në Irak e ka bërë Amerikën më të cenueshme, dhe shtoi se do të zhvillonte luftë më të mençur kundër terrorit, duke tubuar më shumë aleatë. Në deklaratën përmbyllëse Kerry shprehu optimizëm rreth adhmërisë së vendit. Anketimet e votuesve tregojnë se Bush dhe Kerry janë në garë të ngushtë për Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG