Kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen-Petersen i ka porositur serbët e komunës së Shtërpces që ultimatumet për bojkotim të zgjedhjeve të mos ia drejtojnë UNMIK-ut.
"Ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj. Mos shfrytëzimi i të drejtës për votë nënkupton se do të vazhdoni të jeni në situatën, në të cilën ndodheni. Ju do të vazhdoni të izoloheni", iu tha Jessen-Petersen disa anëtarëve të kuvendit komunal, që kundërshtuan daljen e serbëve në zgjedhjet e 23 tetorit.
Petersen i bëri këto komente në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa para ndërtesës dhjetra pjesëtarë të pakicës serbe protestonin kundër tij dhe UNMIKut.
Ndërkaq komandanti i KFOR-it Yves de Kermabon deklaroi se gjendja e sigurisë në Kosovë është e kënaqshme, por që ajo të përmirësohet, të gjithë duhet të punojnë në atë drejtim.