Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe sfiduesi i tij John Kerry po vazhdojnë garën presidenciale në shtetet me elektorat më të pavendosur, për zgjedhjet e 2 nëntorit.
Bush para simpatizuesve në Pensilvani tha se Amerika është në luftë dhe se ai mund të ofrojë një udhëheqësi të nevojshme për ta fituar atë.
"Tani jemi në mesin e luftës globale kundër terrorizmit. Jemi ballafaquar me armikun që është i vendosur të vrasë të pafajshmit dhe ta kthejë vendin tonë në një fushëbetejë. Në këtë luftë, nuk ka vend për ngatërrim apo zëvendësim të fitorës", tha Bush.
Senatori John Kerry tha para elektoratit në Ohio se Amerika mund të udhëheqë luftën kundër terrorizmit vetëm nëpërmjet aleatëve nga vendet tjera.
"Ju bëjë me dije se asnjëherë nuk do të harrojë se të gjithë, Roosevelt Truman, John Kennedy, Bill Clintoni e shumë të tjerë e kanë ditur se Amerika është më e fortë, trupat tona janë më të sigurta dhe suksesi është më i sigurt kur ne ndërtojmë dhe udhëheqin aleanca të fuqishme, e jo kur jemi vetëm", tha Kerry.
XS
SM
MD
LG