Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe sfiduesi i tij John Kerry po vazhdojnë garën presidenciale për zgjedhjet e 2 nëntorit. Duke folur para simpatizuesve në Pensilvani, Bush tha se do ta mbrojë Amerikën duke goditur terroristët jashtë vendit.
"Do të bashkëpunojmë me miqtë dhe aleatët tanë por unë asnjëherë, vendimet për sigurinë kombëtare të Amerikës nuk do t'ua lë në dorë liderëve të vendeve tjera. Për hirë të lirisë dhe sigurisë suaj, do ta luftojmë këtë betejë me gjithë potencialin e kombit tonë. Do t'a mbrojmë Amerikën duke i goditur terroristët jashtë vendit me qëllim që të mos ballafaqohemi me ta brenda vendit tonë", tha Bush.
Edhe senatori John Kerry fjalimin e tij para përkrahësve në Uisconsin e përqëndroi në luftën kundër terrorizmit.
"Asnjëherë, asnjë vendi apo asnjë organizate nuk do t'ja jap të drejtën e vetos mbi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Por, kurrë nuk do të harrojë atë që e dinin Rusvelt,Truman, Kennedy dhe Regan, se Amerika është më e fortë, më e sigurtë dhe vendi ynë ka më shumë gjasa për sukses nëse shkojmë bashkë me aleancatë", tha Kerry.