Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari i Përgjithshëm i "Care International" ka apeluar te rrëmbyesit për lirimin e Margaret Hasan, drejtoreshë e operacioneve humanitare të kësaj organizate në Irak.
Hasan ishte rrëmbyer të martën derisa shkonte në punë, por nuk dihet se kush janë autorët e kësaj vepre. Ajo është shfaqur në një video të transmetuar nga kanali Al-Jazzera, ku kërkonte ndihmë për lirimin e saj.
Hasan ka punuar për 30 vjet në Irak dhe është qytetare britanike dhe irakiane njëherësh. Sot bashkëshorti i saj, Tasin Hasan, ka kërkuar nga rrëmbyesit që ta lënë atë të lirë në emër të islamit.
XS
SM
MD
LG