Ndërlidhjet

TOKIO


Tronditje të shumta vazhduan ta lëkundin veriun e Japonisë, pas tërmetit më vdekjeprurës në 9 vitet e fundit, që la të paktën 18 të vrarë dhe rreth 1.500 të plagosur.
Mijëra banorë të prefekturës Niigata, sonte do ta kalojnë natën e dytë jashtë pas tronditjes së djeshme që kishte manjitudën prej 6.8 ballësh të Rihterit.
Kryeministri Junichiro Koizumi premtoi se qeveria do të bëjë çmos për të ndihmuar.
Japonia është ndër zonat më seizmike në botë. Atje regjistrohen 1/5 e tërmeteve me fuqi mbi 6 shkallë.
XS
SM
MD
LG