Ndërlidhjet

KABUL\PRISHTINË


Një grup taleban, që ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e tre ndërkombëtarëve në Afganistan në mesin e të cilëve edhe kosovaren Shqipe Hebibi është kërcënuar se do t'i ekzekutojë ata nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre brenda 7 ditësh.
Një nga kërkesat është lirimi i të burgosurve talebanë nga burgu i Guantanamos, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.
Ndërkohë, policia afgane ka arrestuar shtatë persona si dhe ka gjetur automjetin, me të cilin besohet se është realizuar rrëmbimi i tre punonjësve të Kombeve të Bashkuara. Njëherësh kanë vazhduar operacionet e forcave afgane dhe atyre të NATO-s në kërkim të tyre. Një zëdhënës i komisionit të përbashkët për zgjedhjet Bahin in Dari ka thënë se nuk ka informacione për fatin e të rrëmbyerve.
"Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë informacion të ri. Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe Komisioni i përbashkët zgjedhor po punojnë ngushtë me autoritetet afgane dhe organet tjera relevante që të sigurojnë kthimin e të rrëmbyerve", tha Bahin in Dari.
Nga ana tjetër kanë vazhduar edhe sot reagimet e institucioneve të Kosovës lidhur me rrëmbimin e kosovares Shqipe Hebibit. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova përmes një deklarate ka thënë se 'do të bëhen të gjitha përpjekjet bashkë me UNMIK-un dhe me OKB-në që të sigurohet lirimi i shpejtë i qytetarës së Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG