Ndërlidhjet

BAGDAD


Raportet nga Falluja tregojnë se ushtria amerikane po gjuan me artileri në brendi të qytetit. Dëshmitarët thonë se bombardimi ka filluar në mëngjes dhe nuk dihet shënjestra e tij. Ushtria amerikane ka paralajëmruar më herët se do të ndërmarrë një operacion të gjerë kundër kryengritësve në Fallujah.
Ndërkohë, ushtria amerikane ka thënë se ka arritur në 9 numri i ushtarëve amerikanë të vrarë të shtunën. 9 të tjerë janë të plagosur. Nga ana tjetër Japonia ka dënuar ekzekutimin e shtetasit të saj të rrëmbyer dhe është zotuar se do t'i mbajë edhe më tej trupat e saj në Irak.
XS
SM
MD
LG