Ndërlidhjet

KABUL


Militantët që i kanë rrëmbyer tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, thanë sot se do ta shtyjnë afatin për plotësimin e kërkesave të tyre, por megjithatë përsëritën se pengjet do të vriten nëse Shtetet e Bashkuara nuk i lirojnë të gjithë të burgosurit Talibanë dhe të Al-Kaidës.
"Afati i parë që ata caktuan ishte e mërkura, ndërsa tani e shtynë deri të premten. Kjo lë përshtypjen se në mesin e rrëmbyesve ka konfuzion, prandaj afatin e tyre përfundimtar nuk e marrim aq seriozisht", tha në Kabul gjeneral Zahir Azemi, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit.
Grupi Armata Myslimane, i cili është ndarë nga talibanët e ka pohuar përgjegjësinë për rrëmbimet. Akbar Agha, i cili pohon se komandon grupin, tha se tre pengjet, Shqipe Hebibi, Anetta Flaningan dhe Angelito Nayan, mbahen në lokacione të veçanta. Ndërkohë, sonte në mbrëmje qytetarët e Prishtinës do të protestojnë duke kërkuar lirimin e Shqipe Hebibit.
XS
SM
MD
LG