Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm irakien Iyad Allawi shpalli tre ditë zie kombëtare në Irak, për nder të vdekjes së presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili dje ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.
Qeveria e Irakut e lëvdoi Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahayan, i cili për 30 vjet u priu emirateve të pasura me naftë, për "urtësinë" dhe "pozicionet nacionaliste" të tij.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e quajti "mik" të ndjerin Sheikh Zayed, dhe tha se lidershipi i tij karakterizohej me zemërgjërësi, tolerancë dhe përpjekje për zhvillim dhe modernizim të vendit.
XS
SM
MD
LG