Ndërlidhjet

KABUL


Grupi militant "Ushtria e myslimanëve" që ka rrëmbyer tre punonjës të Kombeve të Bashkuara në Kabul, mes të cilëve dhe Shqipe Hebibin nga Peja, kanë shtyrë afatin e ekzekutimit të tyre deri në mesnatën e sotme.
Forcat e koalicionit në Afganistan po marrin të gjitha masat e nevojshme për shpëtimin e pengjeve.
"Forcat e koalicionit vazhdojnë të mbikqyrin situatën. Tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara, Shqipe Hebibi, Anxhelito Najan dhe Aneta Flanigan janë miq në Afganistan dhe janë këtu të ndihmojnë popullin afgan të përmirësojë jetën e tij dhe të rindërtojnë vendin", ka thënë Nelson, zëdhënës i forcave të koalicionit. Ndërkaq autoritetet afgane kanë vendosur një numër të posacëm për informacione, derisa në televizionin afgan kanë transmetuar spote mobilizmi.
Akbar Aga, që pretendon të jetë zëdhnës i këtij grupi ka deklaruar se është i pakënaqur me ecurinë e bisedimeve dhe se qeveria vetëm përpiqet të fitojë kohë.
Grupi në fjalë kërkon lirimin e talibanëve të burgosur në Afganistan dhe në Guantanamo si dhe tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani në shkëmbim të lirimit të tre pengjeve, mes të cilëve është dhe Shqipe Hebibi.
XS
SM
MD
LG