Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një deklarate me shkrim, ka konfirmuar se te merkuren ai është takuar me përfaqësuesin e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për ish-Jugosllavinë, nga i cili është kërkuar që javën e ardhshme, në Prishtinë, të marrë pjesë në takim për t’ju përgjigjur pyetjeve rreth akuzave jospecifike në lidhje me vitet 1998 dhe 1999 që Tribunali i Hagës po i heton ndaj tij.
“E kam informuar përfaqësuesin e Tribunalit të Hagës se unë do të marr pjesë në takim dhe se do t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve të tyre”, thuhet në deklaratën e zotit Haradinaj.
“Dëshiroj të bëj të qartë se unë nuk kam asnjë lloj kundërshtimi ndaj kësaj procedure”, ka deklaruar ai, për të shtuar se vitet e fundit ka qenë i shurdhët ndaj thashethemeve dhe akuzimeve tërësisht të pavërteta. “Prandaj, mirëpres mundësinë që të merrem me këtë çështje para një trupi ndërkombëtar që vepron me autoritetin e ligjit ndërkombëtar”, thekson në deklaratën e tij zoti Haradinaj.