Ndërlidhjet

KABUL


Militantët afganë, që janë kërcënuar se do t'i vrasin Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj nga OKB-ja, raportohet se i kanë caktuar autoriteteve afgane deri të martën afatin për lirimin e 26 të burgosurve talibanë. Ky zhvillim erdhi pas negociatave të bëra mes militantëve dhe zyrtarëve afganë.
Zëdhënësi i misionit të OKB-së në Afganistan Manoel de Almeida e Silva përsëriti thirrjen për lirimin e pengjeve.
"Njerëzit që thonë se po i mbajnë tre kolegët tanë i kanë thënë mediave se ata nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëse është kështu, përgjegjja më e mirë për nevojat e tyre është lirimi i menjëhershëm", tha Almeida e Silva.
Nga ana tjetër, Pakdi Behxheti, një i afërm i kosovares Shqipe Hebibit, ka bërë një apel në një televizion afgan privat, duke kërkuar nga militanët lirimin e saj.
"Shqipe Hebibi ka shkuar në Afganistan për t'i ndihmuar vëllezërve tanë. Ju lutem kujdesuni për Shqipen, ajo është myslimane dhe vjen nga një famije dhe vend i varfër", ka thënë Behxhet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG