Ndërlidhjet

RAMALLAH


Autoritetet kanë dërguar me aeroplan trupin e Yaser Arafatit nga spitali ushtarak francez, ku edhe ndërroi jetë, për në Kajro ku do mbahet ceremonia mortore.
Pas funeralit Arafati pritet të varroset në Ramallah, që ka shërbyer si seli e 75 vjecarit, fitues i cmimit Nobel për Paqe.
Izrali ka bllokuar Bregun perëndimor dhe Gazën nga frika e shpërthimit të dhunës.
Në Ramallah, kryesuesi i Parlamentit Rauhi Fattouh ka dhënë betimin si president i Autoritetit Palestinez për 60 ditë deri në zgjedhje.
"I betohem Zotit të Madh se do të jem besnik ndaj vendit tim, parimeve të shenjta, popullit dhe trashëgimisë kombëtare. Do ta respektoj kushtetutën dhe ligjin", ka thënë Fattouh.
Në krye të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, njëzërit u zgjodh Mahmoud Abbas, ndërsa në të gjitha territoret palestineze u shpallën 40 ditë zie.
XS
SM
MD
LG