Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se ekzistojnë mundësitë për një shtet të pavarur palestinez, dhe u zotua të punojë me liderët evropianë drejt këtij qëllimi.
"Besoj që kemi gjasa të mëdha për ta themeluar shtetin palestinez, dhe kam ndërmend që kapitalin e Shteteve të Bashkuara në 4 vitet e ardhshme ta shpenzoj për një shtet të tillë. Besoj që kjo është në interes të botës", tha Bush.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri britanik deklaroi.
"Nëse duam shtet të qëndrueshëm palestinez, duhet të sigurohemi që infrastruktura politike, ekonomike dhe e sigurisë e këtij shteti të vihet në jetë. Për këtë qëllim do ta mobilizojmë bashkësinë ndërkombëtare", tha Tony Blair, duke shtuar se vendet evropiane kanë "dëshirë të jashtzakonshme dhe gatishmëri" për t'u dhënë shtysë marrëdhënieve transatlantike.
XS
SM
MD
LG