Militantët kanë kërcënuar se do vrasin Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj të rëmbyer në Kabul, duke caktuar sot një afat të ri kohor për plotësimin e kërkesave të tyre.
"Ushtria e Myslimanëve" grupi që ka marrë përsipër rrëmbimin i ka dhënë qeverisë afgane afat deri nesër. Zëdhënësi i këtij grupi, Sajed Kaled, ka deklaruar se e hëna është afati përfundimtar për marrjen e një vendimi mbi fatin e pengjeve. Khaled ka theksuar se bisedimet me qeverinë u penguan pas deklaratave të nënsekretarit amerikan të shtetit, Richard Armitage se nuk do ketë kompromise me pengmarrësit.