Ndërlidhjet

KABUL


Kombet e Bashkuara i ripërsëritën thirrjet për lirimin e 3 punonjësve ndërkombëtarë të rrëmbyer nga militantët islamikë në Afganistan.
"Para tre javësh, në 28 tetor, Anetta Flanigan, Shqipe Hebibi dhe Angelito Nayan u rrëmbyen në Kabul. I lusim ata që mbajnë Shqipen, Liton dhe Annetën, t'i lirojnë" tha zëdhënësi Manoel Almeida e Silva.
Grupi i ashtuqajtur Ushtria e Myslimanëve, disa herë i tejkaloi afatet që vetë i caktoi për lirimin e pengjve, në këmbim të lirimit të 26 të burgosurve talibanë.
Ndërkohë, zyrtari afgan Latfullah Mashal tha se pengmarrësit janë kriminelë, e jo grup i ndërlidhur me talibanët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG