Ndërlidhjet

KABUL


Kombet e Bashkuara kanë ripërsëritur sot thirrjet për lirimin e 3 punonjësve ndërkombëtarë të rrëmbyer nga militantët islamikë në Afganistan, në mesin e të cilëve është edhe Shqipe Hebibi nga Peja.
Grupi i ashtuqajtur Ushtria e Myslimanëve, disa herë i tejkaloi afatet që vetë i caktoi për lirimin e pengjeve, në këmbim të lirimit të 26 të burgosurve talibanë. Ndërkohë, zyrtari afgan Lutfullah Mashal tha se pengmarrësit janë kriminelë, e jo grup i ndërlidhur me talibanët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG