Agjencitë ukrainase të sigurisë kanë paralajmëruar sonte se do të shtypin çdo lloj dhune në rrugë, të nxitur nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale.
Prokurori i përgjithshëm, ministria e brendshme dhe shërbimet e sigurisë e lëshuan këtë deklaratë në kohën kur rreth 100 mijë protestues demonstronin në qendër të Kievit.
Protestuesit i quajtën mashtrime të dhënat zyrtare që treguan se kryeministri Viktor Yanukovich është fitues i zgjedhjeve presidenciale.
Kandidati i opozitës Viktor Yuschenko i tha turrmës se ai nuk kishte besim te votat zyrtare, dhe bëri thirrje të tubohet parlamenti.
"Së bashku ne fituam. Fitoi populli i Ukrainës. Ky është fakt. Nuk flas sipas parashikimeve të ndryshme, por flas në bazë të vullnetit të vërtetë të njerëzve", tha Yushchenko.
Ndërkohë Këshilli i Qytetit të Kievit shprehu mosbesim në rezultatet, që treguan se Yanukovich e mundi rivalin e tij me 49 ndaj 47 përqind.
Më parë, qytetet Lviv, Termopil dhe Ivano-Frankivsk e njohën Yushchenkon si president të Ukrainës, duke shprehur mosbesim në të dhënat zyrtare.