Ndërlidhjet

SHARM- EL-SHEIK


Është hapur dita e dytë dhe e fundit e konferencës ndërkombëtare mbi Irakun, konferencë që e lidh qëndrueshmërinë e Irakut të pas luftës me zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
Ministri i jashtëm egjiptian, që ishte dhe mikpritësi i konferencës tha se "puna për një Irak të qëndrueshëm është e pandarë nga zgjidhja globale e cështjes palestineze". Nga ana tjetër kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i ka vlerësuar zgjedhjet e parapara për 30 janar si një pikë kthese për Irakun.
"Duhen bërë të gjitha përpjekjet që t'u mundësohet grupeve të ndryshme irakiane të marrin pjesë në procesin kombëtar të pajtimit, bazuar në dialog dhe në vullnetin e mirë për të diskutuar për shqetësimet e ligjshme", tha Annan.
XS
SM
MD
LG