Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, Carla del Ponte, ka kritikuar ashpër Serbinë e Malin e Zi në Këshillin e Sigurimit se kanë dështuar në kapjen e të akuzuarve nga Gjykata e Hagës. Del Ponte ka theksuar se politika e Beogradit që nuk vepron, por pret dorëzimin vullnetar të të akuzuarve është shkelje e ligjit ndërkombëtar.
"Në Serbi, por dhe në Kosovë retorika agresive nacionaliste janë përdorur kundër gjykatës dhe prokurores. Mesazhi ka qenë i njëjtë, nëse bashkëpunohet me Gjykatën do kemi destabilizim të vendit.", tha Del Ponte. Ajo ka thënë se struktura të fuqishme po mbrojnë personat e akuzuar nga Haga në Serbi dhe e njëjta gjë po ndodh dhe në Kroaci me rastin e gjeneralit Ante Gotovina. Në fjalën e tij amabasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Danforth ka kritikuar Serbinë për mosbashkëpunim me Gjykatën e Hagës.
"Derisa Serbia të mos përmbushë detyrimet e saj në bashkëpunimin me Hagën, atëherë ne nuk e shohim si mundësi reale dërgimin e gjykimit të rasteve të kësaj gjykate në Serbi. Kërkojmë nga autoritetet e vecanërisht nga kryeministri që të marrë të gjitha masat për të mundësuar dërgimin në Hagë të gjithë të kërkuarve që fshihen në këtë vend", ka deklaruar ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG