Ndërlidhjet

HAGË


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Rusisë në takimin e zhvilluar në Hagë të Hollandës kanë pasur qëndrime të ndryshme rreth krizës politike në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë në krizën në fjalë.
"Ne mendojmë se nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në cfardo mënyre qoftë në procesin zgjedhor dhe t'i imponojmë qëndrimin tonë popullit të Ukrainës", tha Putin.
Kryeministri hollandez, Jan Peter Balkenende, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës të Bashkimit Evropian, përsëriti qëndrimin e vëzhguesve evropianë për shkelje masive gjatë zgjedhjeve.
"Zgjedhjet nuk arritën të përmbushnin standardet ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja përse Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë rezultatet dhe këtë e kemi bërë bazuar në qëndrimin e OSBE-së", tha kryeministri hollandez.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG