Ndërlidhjet

BAGDAD


Komisioni Qëndror zgjedhor në Irak në zonat me popullsi sunite ka shtyrë deri në datën 2 dhjetor afatin për regjistrimin e partive politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e 30 janarit.
Këto zona përfshijnë qytetin e Mosulit, i treti për nga madhësia dhe Falluxhën, Samarën e Tikritin. Partia kryesore sunite ka kërcënuar me mospjesëmarrje në zgjedhje nëse ato do mbahen në janar, për shkak të vazhdimit të dhunës në këto zona.
Në të tjera zhvillime disa qindra trupa britanike janë të përfshirë në aksionet e kërkimit shtëpi më shtëpi, që synon kapjen e terroristëve si pjesë e fazës së fundit të operacioneve të trupave të koalicionit në Bagdad. Si rezultat i aksioneve janë arrestuar 80 persona dhe janë kapur paisje që përdoren për prodhimin e bombave. Në operacionet në fjalë marrin pjesë 5 mijë ushtarë amerikanë, trupat irakiane dhe ato britanike.
XS
SM
MD
LG