Trupat amerikane, që po luftojnë kundër kryengritësve irakianë në qytetin Mosul, kanë gjetur edhe 15 trupa të pajetë. Zëdhënësi ushtarak amerikan, Paul Hastings ka thënë sot se vrasjet janë pjesë e një "fushate të vazhdueshme" për të përhapur frikë në opinion. Shumica e afro 40 trupave të pajetë, që janë gjetur gjatë kësaj jave në këtë rajon, janë identifikuar si anëtarë të forcave të sigurisë së Irakut, që sipas, zotit Hastings janë caku kryesor i kryengritësve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.