Zëdhënësi i qeverisë irakiane dhe ambasadori amerikan në Irak, John Negroponte kanë thënë sot se situata e sigurisë në Irak, nuk do duhej të pengonte mbajtjen e zgjedhjeve në kohën e paraparë.
Negroponte, gjatë një vizite të papritur në Falluxha tha se beson se do të ketë "siguri të mjaftueshme" për zgjedhje 30 janarit. Komentet e tij vijnë pasi që Komisioni Zgjedhor i Irakut u takua sot për të shqyrtuar kërkesën e disa partive politike për shtyerjen e zgjedhjeve për 6 muaj.
Edhe presidenti amerikan George Bush ka shprehur besimin se zgjedhjet të do mbahen më 30 nëntor.
"Komisioni zgjedhor i Irakut ka paraparë mbajtjen e zgjedhjeve në janar dhe ne shpresojmë se ato do mbahen në janar", tha Bush.