Ndërlidhjet

TIRANË/PRISHTINË


Sot është 28 nëntori, Dita e Flamurit, e cila festohet nga të gjithë shqiptarët. Me këtë rast në Tiranë e Prishtinë janë paraparë mbajtja e një numri aktivitetesh. Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka uruar shqiptarëve këtë ditë duke ritheksuar nevojën e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Aktivitetet kryesore do zhvillohen në Prekaz të Skënderajt. Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, do ta festojë në Vlorë, Ditën e Flamurit, ku pritet të takohet me përfaqësues nga Kosova dhe të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG