Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KIEV


Drejtuesi i Bankës Qendrore të Ukrainës ka dhënë dorëheqje, duke thënë se është i turpëruar sepse zgjedhjet presidenciale e kanë ndarë vendin.
"Jam i turpëruar se fushata jonë e ka ndarë Ukrainën në masë të konsiderueshme, dhe jam i bindur se të dyja palët e kanë fajin", tha Serhiy Tyhypko, i cili ishte menaxher i fushatës së kryeministrit Viktor Yanukonich.
Ndërkohë, Gjykata Supreme e Ukrainës sot filloi rishikimin e ankesës së liderit të opozitës Viktor Yushchenko, i cili i konteston rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve.
Para ndërtesës së gjykatës, mijëra demonstrantë brohoritnin se policia është me popullin.
Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë bërë thirrje për unitetin e Ukrainës, pasi disa u kërcënuan me referendum për ndarjen e vendit në gjysmën lindore dhe perëndimore.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Javier Solana tha se "uniteti i Ukrainës është fundamental".
"Ajo që duhet të shmangim me të gjitha mjetet e mundshme është shpërthimi i dhunës në Ukrainë. Ky është një problem i vështirë, por duhet të zgjidhet me mjetet ligjore dhe politike", tha Solana.
Presidenti i Ukrainës Leonid Kuchma gjithashtu tha se shkatërrimi i vendit nuk mund të lejohet.
XS
SM
MD
LG